LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Pollozhani denoncon: Sërish tabela vetëm në gjuhën maqedone në autostradën Kërçovë–Ohër

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Pollozhani përmes një postimi në profilin e tij ka denoncuar se në tabelat e reja të vendosura në autostradën Kërçovë–Ohër, pa përdorimin e gjuhës shqipe, paraqet një tjetër shembull të mosrespektimit të karakterit shumetnik të shtetit dhe të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve. Shqipja është gjuhë zyrtare dhe prania e saj në hapësirat publike nuk është çështje vullneti politik, por obligim institucional dhe ligjor, shkruan Top24

Tabela të reja, por i njëjti mentalitet i vjetër.
Vendosja e tabelave të reja në autostradën Kërçovë–Ohër, pa përdorimin e gjuhës shqipe, paraqet një tjetër shembull të mosrespektimit të karakterit shumetnik të shtetit dhe të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve.
Shqipja është gjuhë zyrtare dhe prania e saj në hapësirat publike nuk është çështje vullneti politik, por obligim institucional dhe ligjor.
Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të garantuara me ligj. Çdo anashkalim i gjuhës shqipe në institucione apo infrastrukturë publike krijon përshtypjen e përjashtimit dhe dërgon një mesazh të gabuar për qytetarët shqiptarë në këtë vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close