LajmeSport

127 të arrestuar në Paris

Afro 130 persona janë arrestuar në Paris në mbrëmjen e së mërkurës pasi tifozët janë përplasur me policinë, pas kalimit të PSG-së në finale të Ligës së Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.

Ai i ka thënë radios “Europe 1” se totali i të arrestuarve është 127, në natën kur PSG-ja e eliminoi Bayern Munichun dhe e arriti finalen e dytë rresht, e të tretën prej vitit 2020.

Ka pasur të lënduar në mesin e të arrestuarve e policëve.

Nunez ka thënë se siguria do të rritet për datën 30 maj, kur edhe luhet finalja ndaj Arsenalit në Budapest të Hungarisë.

Franca njihet për histori dhune edhe kur ka momente feste.

Kur PSG-ja e fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, policia i arrestoi 500 persona në gjithë Francën. Një person u vra në Paris kur u shtyp nga makina gjatë festës.

Trazira kishte pasur edhe në ditën tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close