LajmeSport

Ëndrra e ngjitjes në Superligën e Turqisë, Seferi gjen rrugën e rrjetës në duelin e “Play Off”-it

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, u shndërrua në protagonist te skuadra e Bodrumspor, në duelin çerekfinal të “Play Off”-ut, ndaj Pendikspor, që përfundoi me rezultatin 2 me 0.

29-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, duke “vulosur” kualifikimin e Bodrumspor, në gjysmëfinale ne “Play Off”-it, teksa ëndrra për ngjitjen në Superligën e Turqisë vazhdon.

Titullarë në duelin e sotëm ishin edhe Arlind Ajeti dhe Omar Imeri, të cilët bënë paraqitje dinjitoze. Në gjysmëfinalen e “Play Off”-it, skuadra e 3 futbollistëve shqiptar do të përballet me Korumin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close