
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka kujtuar 5 majin 1405 ditëlindjen e heroit kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeu duke shënuar se “Skënderbeu nuk na la vetëm histori, ai na la amanet. Amanetin për ta ruajtur identitetin, për të mos u përkulur para padrejtësisë dhe për ta dashur kombin mbi gjithçka. Shekuj kanë kaluar, por emri i tij vazhdon të jetojë në çdo zemër shqiptari si thirrje për bashkim, guxim dhe besim në forcën tonë”
Sot, në ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e kujtojmë me krenari burrin që u bë themel i qëndresës, i dinjitetit dhe i pathyeshmërisë shqiptare.
Skënderbeu nuk na la vetëm histori, ai na la amanet. Amanetin për ta ruajtur identitetin, për të mos u përkulur para padrejtësisë dhe për ta dashur kombin mbi gjithçka.
Shekuj kanë kaluar, por emri i tij vazhdon të jetojë në çdo zemër shqiptari si thirrje për bashkim, guxim dhe besim në forcën tonë.
Sot, më shumë se kurrë, kujtojmë se liria, dinjiteti dhe kombi kërkojnë përkushtim, sakrificë dhe vizion, ashtu siç na mësoi historia jonë.
Lavdi e përjetshme Skënderbeut!
Nderim çdo shqiptari që në çdo kohë i doli zot kombit! Gëzuar ditëlindjen e pavdekësisë shqiptare!




