LajmeRajon

Kurti thirrje diasporës për të votuar: Regjistrohuni për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

Kurti ka fajësuar partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë se e çuan vendin në zgjedhje.

“Populli i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit foli qartë më 28 dhjetor. Madje, asnjëherë më qartë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë i juaji erdhi pas 10 muajsh bllokadë për të pamundësuar formimin e qeverisë  së  udhëhequr nga VV-j. Fitorja e 9 shkurtit ishte bindëse, por opozita e kishte bllokadën. Fitorja e 28 dhjetorit ishte edhe më bindëse, sërish mendësinë e njëjtë opozita – bllokadën. provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje, refuzim dhe refuzim. Këta në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor dhe kështu e dërguan vendin sërish në zgjedhje me shpresën se e rrëzojnë qeverinë tonë të mirë e të drejtë. Ata që mendojnë se do ta lodhin popullin, do të lodhen vetë…”, tha Kurti ndër të tjera.

“Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët, miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar. Kujdes: Ju që vini fizikisht në Kosovë, nuk keni nevojë për regjistrim”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close