
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka qëndruar në fshatin Brodec të malësisë së Tetovës ku ishte pjesë e aksionint “Vikend Gjeneral” ku së bashku me ambasadorin e Austrisë në ve Maqedoninë e Veriut, pjestarët e ARM-së, përfaësuesit e NPK Mali Sharr, punonjësit e NPK-Tetova dhe Saubermacher, shkruan Top24
Së bashku me zëvendës ambasadorin e Austrisë në RMV, përfaqësues të “Vikendit Gjeneral”, kompaninë Saubermacher, Njësiti i ARMV, Institucionin Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, NPK dhe banorët e fshatit Brodec realizuam aksionin ekologjik për pastrimin e hapësirave në këtë rajon për të siguruar kështu për një ambient më të pastër për të gjithë ne. Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit për ne është një ndër sfidat më të mëdha dhe në këtë drejtim së bashku me të gjithë faktorët tjerë jemi të përkushtuar për një ambient të pastër.





