
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ditën e dëshmorëve ka bërë homazhe në Strugë dhe në kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të shokut, bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli, shkruan Top24
“Në këtë ditë me peshë të veçantë historike e kombëtare, u përkula me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre.
Kujtimi i dëshmorëve mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për ne dhe për brezat që vijnë, si dëshmi e sakrificës për atdheun. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, shkruan Ali Ahmeti.
Në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, sot bëra homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, si dhe pranë varrit të shokut, bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit Gafurr Zendeli, duke nderuar me përulësi dhe respekt të thellë sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit tonë.
Në këtë ditë me peshë të veçantë historike e kombëtare, u përkula me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre.
Kujtimi i dëshmorëve mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për ne dhe për brezat që vijnë, si dëshmi e sakrificës për atdheun.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!




