
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj ka reaguar ndaj lajmit se për spitalin e Tetovës janë ndarë 74 milion euro. Ajdari në postimin e saj pyet publikisht s Ministrinë e Shëndetësisë: Nëse i refuzuat këto mjete kur u hartua buxheti, ku bazohen ato 74 milionë euro që premtoni sot? A janë sërish vetëm “zhvendosje afatesh” në letër, ndërkohë që realiteti në terren mbetet i mjerueshëm, shkruan Top24
Postimi i plotë i deputetes Ajdari:
LAVDI ME PROPAGANDË, REFUZIM ME DOKUMENTE: KU JANË PARATË PËR SPITALIN E TETOVËS?
Sot po dëgjojmë sërish premtime për investime “bombastike” në shumë 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës. Por, pas këtyre sloganeve fshihet një e vërtetë e hidhur, të cilën pushteti po tenton ta mbulojë me marketing politik.
Si deputetë, kemi dorëzuar amendamente konkrete në emër të Frontit Evropian për të siguruar mjetet e nevojshme për këtë spital në Buxhetin e vitit 2026. Dokumentet që po publikoj janë dëshmia e pakontestueshme e hipokrizisë institucionale:
Pyes sot publikisht Ministrinë e Shëndetësisë: Nëse i refuzuat këto mjete kur u hartua buxheti, ku bazohen ato 74 milionë euro që premtoni sot? A janë sërish vetëm “zhvendosje afatesh” në letër, ndërkohë që realiteti në terren mbetet i mjerueshëm?
Shëndetësia në Tetovë nuk ka nevojë për projekte që “riciklohen” çdo vit për poena politike. Ajo ka nevojë për qasje serioze institucionale pa improvizime.
Dinjiteti i tetovarëve nuk blihet me premtime që refuzohen në votim dhe shpallen vetëm nëpër kumtesa!



