
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin e sotëm në TV Dugagjini me Ermal Pandurin ka folur për defaktorizimin që u bëri kryeministri Albin Kurti shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut madje duke deklaruar se nuk ka ligj për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ahmetit kjo deklaratë ju dha frymë antishqiptarëve në Maqedoni duke theksuar se ja edhe kryeministri i Kosovës thotë se ska ligj të Gjuhës Shqipe, shkruan Top24
Ahmeti u pyet se nëse ka kontakte me Albin Kurti, Ahmeti theksoi se ka pasur takime më herët madje edhe Kurti ka qenë në zyrën e BDI-së në Tetovë ku ka qëndruar nga pesë, gjashtë orë për të diskutuar.



