LajmeMaqedoni

Zëvendësministri Sulejmani në manifestimin e “Ditës së Plisit”

Zëvendësministri i kulturës, Sadat Sulejmani sonte morri pjesë në manifestimin “Dita e Plisit” i cili u mbajtë në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Sonte, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me kënaqësi mora pjesë në koncertin “Dita e Plisit”, organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV.
Një ekip që ishte drejt shuarjes, të përbuzur dhe pa vendime pune e të harruar totalisht. Luftuam, u sfiduam, duruam dhe IA DOLËM. Ansamblin e rikthyem, e ringjallëm, po kompletohet ekipi dhe sonte si në çdo aktivitet, ato e dëshmojnë se ky mund i joni ia vlejti. Sonte, ata ju dhanë qytetarëve të Tetovës dhe të tjerëve diçka që nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë.
Puna jonë vazhdon. Ansambli vazhdon. Me të tjera koncerte e të tjera emocione për qytetarët e vendeve tona.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që ruajnë dhe promovojnë vlerat tona kombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close