LajmeMaqedoni

Ritja e Çmimeve nga komuna, reagon Bajram Rexhepi: Kasami dhe VLEN godasin drejtë për drejtë familjet Tetovare

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar pas vendimit të këshillit të komunës së Tetovës për ritjes së çmimit për mbeturiat duke theksuar se kjo godet drejtëpër drejtë xhepin e qytetarëve, shkruan Top24

 

🆘RRITEN ÇMIMET E MBETURINAVE
BILALL KASAMI DHE VLEN GODASIN DREJTPËRDREJT FAMILJET TETOVARE!
Me vendimin e ri të këshillit komunal të votuar nga koalicioni VLEN-VMRO, barra kryesore finaciare bie sërish mbi qytetarët dhe amvisëritë, jo mbi bizneset apo institucionet.
• Amvisëritë në qytet: rritje rreth 20% (nga 3.2 në 3.8 den/m²)
• Fshatrat (540 → 600 den): rritje rreth 11%
• Fshatrat malore (340 → 600 den): rritje drastike deri 76%
• Bizneset dhe objektet publike: rritje rreth 11% rritje
Është hequr plotësisht tipizimi i vjetër, ku zonat malore paguanin më pak. Me çmimoren e re, të gjitha fshatrat trajtohen njësoj, duke i goditur më rëndë pikërisht familjet në zonat më të ndjeshme.
Edhe në kohë krize ekonomike, inflacioni dhe rritjeje të kostove të jetesës, Bilall Kasami dhe koalicioni VLEN-VMRO në vend që të mbrojnë familjet tetovare, ato po i detyrojnë të paguajnë më shumë.
Tetova po shndërohet në arkë private për zhvatje të qytetarëve dhe pasurim të individëve të afërt me pushtetin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close