LajmeMaqedoni

Mexhiti: Ka nisur aksioni për largimin e veturave të vjetëruara, dhe të braktisura nga rrugët e Çairit!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se komuna dhe inspektorati komunal kanë filluar aksionin për largimin e për largimin e veturave të vjetëruara, dhe të braktisura nga rrugët e Çairit. Mexhitit shton se këto janë vetura që janë jashtë funskionit dhe largimi i tyre do të mundësoj më shumë parkingje për banorët, shkruan Top24

“Lirojmë hapësirat, rikthejmë rendin në lagje
Kemi nisur aksionin për largimin e veturave të vjetëruara, dhe të braktisura nga rrugët e Çairit.
Qindra vetura që prej vitesh zënë hapësira publike, pa lëvizur dhe pa funksion, po largohen një nga një. Kjo do të thotë më shumë vendparkingje për banorët, më shumë rend dhe më shumë siguri në lagjet tona.
Ky aksion sjell hapësira të lira për parkim, qarkullim më të lehtë dhe mjedis më të pastër dhe më të rregullt.” ka shruar Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close