LajmeRajonTopLajm

Rama në Samitin e Diasporës: Ajo që dikur dukej si hendek, sot është bërë urë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në  Samitin e  IV të Diasporës theksoi rolin e diasporës si pjesë thelbësore e identitetit dhe forcës së kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“Është privilegj të jem sot këtu para jush si kryeministër, por dhe kënaqësi e veçantë të vij këtu si një zë mes dhumë zërash që formojnë bashkësinë e një kombi shumë më të madh se kufijtë e tij, Shqipëria nuk mbaron aty ku mbarron territori i saj, jeton kudo ku shqiptarët mbajnë gjuhën, kujtesën, shpresën kokëfortë dhe ndjenjën e pathyeshme të përkatësisë së tyre kombëtare. Sot kur bota është më e ndërlidhur se kurrë dhe kur fjala si kurrë më parë vjen në çast sa hap e mbyll sytë nga një kontinent në tjetrin ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë.

Ka pasur një kohë, jo shumë larg, kur shqiptarët iknin nga atdheu duke i mbajtur zemrat si gur mbi shpinë, duke marrë me vete dhimbjen e ndarjes me gjithçka i lidhte pas kësaj bote. Por atë që historia deri dje e quante një ikje, koha e ka shndërruar në një lidhje të pazëvendësusheshme. Ajo që dikur dukej si hendek, sot është bërë urë, sot diaspora shqiptare nuk është më një histori ikjeje, është një histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar. Shqiptarët ndërtuan një jetë dhe sipërmarrje të suksseshme në vende që nisën t’i njohin ata përmes dobisë së tyre, qëndrueshmërisë, fisnikërisë, ndërkohë që Shqipëria mbetej një vrimë e zezë në parafytyrimin e të tjerëve.”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close