Në një atmosferë festive në komunën e Bërvenicës kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji i shoqëruar nga nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, deputeti Halil Snopçe dhe kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri sonte hapën shtabin zgjedhorë në fshatin Meletinë ku u pritën nga një numër i madh mbështetësish dhe aktivistësh të AKI-së, shkruan Top24
“Hapja e shtabit në Miletinë ishte një tjetër dëshmi e vullnetit për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: një komunë ku të rinjtë shohin perspektivë dhe ku familjet e ndiejnë përmirësimin në jetën e përditshme.
Në Miletinë ndihemi gjithmonë si në shtëpi, dhe kjo na jep forcë për të bërë më shumë. Me respekt, me përgjegjësi dhe me besim te njëri-tjetri, le të vazhdojmë të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi.” shprehet kandidati Arkin Jahiji.


