LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti për Engel: Ai ishte aty sa herë që shqiptarët kishin nevojë për një zë në botë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan Eliot Engel i cili njihet si një mik i madh i shqiptarëve. Mexhiti në një postim të tij shkruan se “Ai ishte aty sa herë që shqiptarët kishin nevojë për një zë në botë. Në periudhat më të vështira të historisë sonë, ai u bë zëri ynë në Washington dhe një mbështetës i fortë i të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve” shkruan Top24

Sonte morëm me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, një mik i madh dhe i palëkundur i shqiptarëve.
Ai ishte aty sa herë që shqiptarët kishin nevojë për një zë në botë. Në periudhat më të vështira të historisë sonë, ai u bë zëri ynë në Washington dhe një mbështetës i fortë i të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve.
Kontributi dhe miqësia e tij ndaj shqiptarëve do të mbeten gjithmonë të paharruara.
Prehu në paqe, miku ynë i çmuar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close