Taravari për Eliot Engel: Ishte një njeri që në momentet më të vështira qëndroi në anën e së drejtës, të lirisë dhe të dinjitetit të popullit të Kosovës
10 Prill, 2026
1 minute read
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan Eliot Engel një mik i madh shqiptarëve. Taravari kujton se Eliot ENgel ishte një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Top24
Taravari më tej shton se “emri i Eliot Engel nuk lidhet vetëm me politikën amerikane, por me një njeri që në momentet më të vështira qëndroi në anën e së drejtës, të lirisë dhe të dinjitetit të popullit të Kosovës. Ai ishte një prej atyre miqve që nuk heshti kur shqiptarët kishin nevojë për zë dhe mbështetje. Kontributi i tij për Kosovën dhe për çështjen shqiptare do të mbetet i paharruar. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe nderim si një mik i sinqertë i shqiptarëve.”Top24
Postimi i plotë i Arben Taravarit
Shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për shumë shqiptarë, emri i Eliot Engel nuk lidhet vetëm me politikën amerikane, por me një njeri që në momentet më të vështira qëndroi në anën e së drejtës, të lirisë dhe të dinjitetit të popullit të Kosovës. Ai ishte një prej atyre miqve që nuk heshti kur shqiptarët kishin nevojë për zë dhe mbështetje.
Kontributi i tij për Kosovën dhe për çështjen shqiptare do të mbetet i paharruar. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe nderim si një mik i sinqertë i shqiptarëve.
Aleanca për Shqiptarët u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, miqve të tij dhe të gjithë atyre që e vlerësuan për angazhimin dhe mbështetjen e tij të jashtëzakonshme.
I lehtë i qoftë dheu dhe i paharruar kujtimi i tij.