
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresmenit shqiptaro-amerikan, Eliot Engel duke e kujtuar ate si një një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHB, shkruan Top24
Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHBA.
Faleminderit Eliot!
Ngushëllime familjes dhe miqve të tij!



