
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka inspektuar punimet në rrugën Ferid Murat në Çair ku punimet po zhvillohen me intesitet. Në këtë rrugë deri tani janë vendosur bordurat në anën e djathtë tashmë janë vendosur dhe betonuar. Hapësira është ndarë. Rruga dhe trotuari kanë marrë formë të rregullt, ndërsa aktualish po punohet për shtigjet e këmbësorëve dhe biçiklistëve. Lëvizja po bëhet më e sigurt, më e organizuar, shkruan Top24
“Një tjetër kantier që flet me vepra, jo me fjalë. Rruga “Ferid Murad” po ndryshon pamje çdo ditë.
I përcolla punimet nga afër. Punimet po ecin me ritmin e duhur. Çdo ditë shihet progres. Një projekt që po merr formë, hap pas hapi.
Bordurat në anën e djathtë tashmë janë vendosur dhe betonuar. Hapësira është ndarë. Rruga dhe trotuari kanë marrë formë të rregullt.
Tani, po punohet për shtigjet e këmbësorëve dhe biçiklistëve. Lëvizja po bëhet më e sigurt, më e organizuar.
Vazhdojmë…” ka shkruar Mexhiti.



