
Pas një aksioni më të madh për pastrimin e komunës gjatë ditës së djeshme komuna e Çairit, ka vazhduar edhe dje me ndërhyrje shtesë në terren për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave kabaste, në bazë të nevojave të evidentuara në lagje të ndryshme, shkruan Top24
“Gjatë këtyre ndërhyrjeve është realizuar pastrimi i hapësirës përreth Qendrës Konservatore Nacionale, ku përveç largimit të mbeturinave janë kryer edhe krasitje, prerje dhe rregullime të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen e zonës.
Ndërkohë, sot është intervenuar edhe në zonën e “Xhon Kenedi”, duke vazhduar me ritëm punën në terren, me qëllim mirëmbajtjen e hapësirave publike në komunë.” thuhet në njoftimin e komunës së Çairit.



