LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi kujton momentin kur u votua ligji për përdorimin e gjuhëve, durimit po i vjen FUNDI!

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes publikimit të një video materiali nga momenti i votimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Rexhepi në këtë postim shkruan se këto ishin momente ku mee përkushtim, me përballje dhe me guxim për ta mbrojtur të drejtën legjitime të shqiptarëve, shkruan Top24

Si u miratua dikur ligji për përdorimin e gjuhëve? Me përkushtim, me përballje dhe me guxim për ta mbrojtur të drejtën legjitime të shqiptarëve.
Kështu mbrohet gjuha shqipe, jo me politikanë që druajnë madje edhe emrat e tyre t’i shkruajnë në shqip.
Është po e njëjta matricë politike që atëherë e kundërshtonte këtë ligj në mënyrë ksenofobe, që sot përpiqet ta zhbëjë, ta injorojë dhe ta relativizojë. Ndërkohë, kemi edhe disa “aktorë” politik shqiptarë të trembur, që nuk guxojnë të flasin e të mbrojnë të drejtat për të cilat dikur u bë përpjekje dhe sakrificë.
Me gjuhën shqipe nuk bëhen kompromise.
Durimit po i vjen fundi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close