
Kuvendi dje në procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimin e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, i cili lejon drejtimin e motoçikletave deri në 125cc me patentë shoferi të kategorisë B, përcjell TV21. Me propozimi të deputetit Pavle Arsoski, Kuvendi shqyrtoi ligjin dhe ai u miratua me 84 vota pro dhe asnjë kundër. Pas miratimit në seancë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjor e aprovuan ligjin.
Sipas ndryshimeve ligjore, një person që ka patentë shoferi të kategorisë B ka të drejtë të drejtojë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë „A1“, me maksimal 125 cm³ dhe fuqi motorit deri në 11 kW, ku raporti i fuqisë së motorit me peshën e vozitësit nuk kalon 0.1 kW/kg. Shoferi duhet të ketë mbushur 23 vjeç, të ketë të paktën 5 vite patentë shoferi B dhe të ketë përfunduar një trajnim teorik 4-orësh, i vlefshëm vetëm në territorin e Maqedonisë.
Për t’u drejtues të motoçikletave 125cc me patentën B, duhet të plotësohen këto kushte:
- Të keni të paktën 5 vite patentë B
- Të keni mbushur 23 vjet
- Të keni kryer trajnim shtesë (4 orë teorike në auto-shkollë)



