Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si një nga ish luftëtarët e lirisë së Kosovës ka kujtuar sot 9 Prillin, që po i bën plot 27 vjet nga beteja e lavdishme e Koshares. Ahmeti shkruan se Në atë tokë të shenjtë, luftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së shkruan një kapitull të paharrueshëm të historisë sonë, duke bërë realitet ëndrrën e kahershme për rrëzimin e kufijve që ndanin shqiptarët, shkruan Top24
Ai më tej në një postim të tij shton se “Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë gjithashtu edhe trimat e Brigadës 162 “Agim Bajrami” nga Kaçaniku, të cilët 26 vite më parë ranë heroikisht në mbrojtje të vendit. Po ashtu, kujtojmë me dhimbje dhe respekt martirët e pafajshëm të vrarë mizorisht te “Prroi i Rakocit” dhe në “Lagjën e Re”. Lavdia dhe mirënjohja jonë u takon të gjithë atyre që u ngritën për të mbrojtur atdheun dhe dinjitetin kombëtar.”
Në përvjetorin e betejës së lavdishme të Koshares, kujtojmë me respekt të thellë sakrificën e bijve më të mirë të kombit, të cilët nga të gjitha trevat shqiptare u bashkuan në një ideal të vetëm, lirinë. Në atë tokë të shenjtë, luftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së shkruan një kapitull të paharrueshëm të historisë sonë, duke bërë realitet ëndrrën e kahershme për rrëzimin e kufijve që ndanin shqiptarët.
Me nderim përulemi para atyre që dhanë gjithçka për këtë ideal të madh, sepse besonin se liria e atdheut është mbi çdo sakrificë. Ata nuk janë më fizikisht mes nesh, por mbeten përjetësisht në ndërgjegjen dhe kujtesën e popullit tonë, si themel i shtetit të Kosovës.
Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë gjithashtu edhe trimat e Brigadës 162 “Agim Bajrami” nga Kaçaniku, të cilët 26 vite më parë ranë heroikisht në mbrojtje të vendit. Po ashtu, kujtojmë me dhimbje dhe respekt martirët e pafajshëm të vrarë mizorisht te “Prroi i Rakocit” dhe në “Lagjën e Re”.
Lavdia dhe mirënjohja jonë u takon të gjithë atyre që u ngritën për të mbrojtur atdheun dhe dinjitetin kombëtar.