
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në zyrën e tij kampionët e garave të matematikës, nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Istikball” të cilët arritën sukses të shkëlqyer në garat shtetërore të matematikës dhe logjikës, duke fituar vendin e parë dhe të dytë, shkruan Top24
Kasami shkruan se “Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të nxënësve, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga mësimdhënësit dhe prindërit. Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të tjera në të ardhmen!”.



