LajmeMaqedoni

Valdet Xhaferi e nis fuqishëm riorganizimin e degës së BDI-së në Gostivarë

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka nisur fuqishëm riorganizimin e degës së kësaj partie. Gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie prezantoi në detaje edhe pikat kryesore të marrëveshjes me partnerët e koalicionit në Gostivar, duke sqaruar drejtimet tona strategjike, objektivat konkrete dhe përgjegjësitë që kemi marrë përsipër, shkruan Top24

“Diskutimet ishin konstruktive, me ide dhe propozime konkrete që do të shërbejnë si bazë për veprimet tona të ardhshme. Energjia pozitive dhe vullneti për angazhim tregojnë qartë se jemi në rrugën e duhur. BDI Dega Gostivari po hyn në një fazë të re organizimi dhe mobilizimi politik, me synimin për të sjellë ndryshime reale dhe për të përfaqësuar denjësisht zërin e qytetarëve.  Me punë, përkushtim dhe unitet, do të vazhdojmë përpara drejt realizimit të objektivave tona!” shkruan Xhaferi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close