
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij sërish ka reaguar lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë. Ademi në reagimin e tij shkruan se Ligji për përfaqësim adekuat i Karakamishevës po i jepte përparësi përkatësisë etike para përkatësisë etnike, përcjellë Top24
Ndryshe ky reagim i Ademit vjen pas intervistës së djeshme të zëvendëskryeministrit Bekim Sali i cili theksoi se nuk ka vende të rezervuara për shqiptarët apo pakicat tjera por që përparësi do të kenë aspekti etik, profesional pa marrë parasyshë ai etnik.
Arbër Ademi dhe subjekti që ai përfaqëson kanë paralajmëruar bllokimin e ligjit të Karakamiçevës pasi sipas tyre ai është dikskriminues në vetvete dhe si i tillë nuk është për përfaqësim të drejtë.



