LajmeMaqedoniTopLajm

Vdekja e Ivanës dhe vajzës së saj, prezantohen audio-regjistrime me debate dhe dhunë fizike

Audio-incizime nga tre denoncime në polici, të bëra më 2 mars 2026, që i kanë paraprirë drejtpërdrejt ngjarjes tragjike ku Ivana Jovanovska humbi jetën bashkë me vajzën e saj gjashtëvjeçare Katja, u prezantuan sot si prova kyçe materiale para Gjykatës Themelore Penale Shkup, në gjykimin kundër bashkëshortit Stojançe Jovanovski.

Në incizimet e ditës fatale dëgjoheshin qartë debate dhe dhunë fizike, ku i akuzuari Stojançe i thotë viktimës se nuk do ta shohë më fëmijën dhe se do t’ia shkatërrojë jetën.

Përveç provave të 2 marsit, në procedurën provuese para gjykatës u paraqitën në mënyrë kronologjike edhe materiale audio nga vitet 2024, 2025 dhe 2026, të cilat dëshmojnë për dhunë të vazhdueshme familjare gjatë viteve të fundit.

Provat e prezantuara përfshijnë denoncime të bëra personalisht nga e ndjera Ivana, nga nëna e saj Lubica, nga nëna e të akuzuarit, si dhe nga fqinj anonimë dhe dëshmitarë okularë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close