
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ka vazhduar me aktivitete nga tereni ku në komunën e Sarajit ka promovuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e rrugës kryesore nga Qendra Rekreative në Saraj deri në fshatin Krushopek, me vlerë prej 3.3 milion euro, shkruan Top24
Zekolli Shaqiri më tej shton se “Projekti përfshin një gjatësi prej 441.75 metrash dhe është në vlerë prej 440.954 euro. Në kuadër të tij do të realizohen asfaltimi, ndërtimi i trotuareve dhe parkingjeve, ndërtimi i murit mbrojtës, kanalizimi atmosferik dhe ndriçimi publik. Ky investim financohet nga Banka Botërore dhe është një nga katër projektet që Ministria e Transportit po i realizon në Saraj”, përcjellë Top24
Postimi i plotë i zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri:
Si pjesë e mbështetjes së Qeverisë me një vlerë të përgjithshme prej 3.3 milion euro për Komunën e Sarajit, sot së bashku me kryetarin e Komunës, Muhamed Elmazi, drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, si dhe qytetarët e kësaj zone, shënuam fillimin e punimeve për rekonstruimin e rrugës kryesore nga Qendra Rekreative në Saraj deri në fshatin Krushopek.



