
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmnani ka dalë me një qëndrim në përkraje të protestës së studentëve që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Sipas Osmanit ajo që po bëjnë studentët është më shumë se protestë, duke e llogaritur si përgjjegjësi, ndërgjegje dhe kurajo e të rinjve shqiptarë.
Nënkryetari i parë i integrisstëve thotë se, kur studentët protestojnë, detyrë e politikanëve është të mos qëndrojnë anash
Më poshtë postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Të dashur studentë,
Dëgjova sot thirrjen tuaj, zërin tuaj, guximin tuaj për të dalë dhe për të kërkuar atë që është themelore respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave që burojnë prej saj.
Po ju përgjigjem jo vetëm si politikan.
Po ju përgjigjem si prind, që sheh te ju të ardhmen e këtij vendi.
Si mjek, që e di se çdo shoqëri funksionon vetëm kur trajton drejt secilin qytetar.
Si dikush që gjithë jetën ka luftuar për barazi dhe dinjitet.
Ju nuk jeni vetëm.
Ajo që po bëni është më shumë se protestë. Është ndërgjegje. Është përgjegjësi. Është kurajo që shpesh mungon.
Na keni bërë krenarë.
Dhe kur studentët ngrihen për drejtësi, detyra jonë është të mos qëndrojmë anash.
Do të jemi me ju.
Do t’ju dëgjojmë.
Do t’ju mbështesim.
Sepse një shoqëri që nuk i dëgjon studentët e saj, refuzon të dëgjojë të ardhmen e vet.



