
Në emisionin “n’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, Bajram Rexhepi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj strukturës së VLEN-it, duke e cilësuar atë si një nga më primitivet në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Rexhepi theksoi se, megjithëse brenda kësaj strukture ka individë të ndershëm, problemi qëndron te “bërthama”, të cilën e akuzoi për propagandë dhe gënjeshtra pa skrupull.
Ai u ndal edhe te çështja e Korridorit 8, ku përmendi Adnan Azizinin, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontribut në këtë projekt dhe se deklaratat e tij janë të pabazuara.
Sipas Rexhepit, kjo përfaqëson një politikë të ndërtuar mbi manipulim dhe mungesë përgjegjësie.
Ora24.tv është media online profesionale. Qëllimi jonë kryesor është që të informojmë për të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit, rajonit dhe më gjerë, duke i dhënë përparësi në radhë të parë zërit qytetar. Informimi i saktë, i drejtë, në kohë dhe duke iu përmbajtur të gjitha dispozitave profesionale të gazetarisë si dhe kodeksin është parimi kryesor në punën tonë. Ora24.tv do të jetë e kapshme për çdo qytetar dhe ndjekës së saj, i cili dëshiron që përmes hapësirës sonë të shfaq problemet e tij, të rrethit ku banon dhe të shoqërisë në përgjithësi.



