
Dy avionë civilë janë interceptuar nga avionë luftarakë amerikanë F-16 pasi hynë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë fushës së golfit dhe klubit privat të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Bedminster të New Jersey-t.
Sipas raportimeve të Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në një distancë të shkurtër nga klubi i presidentit, ku Trump po kalonte fundjavën.
Vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi ose pranë vendeve ku ndodhet presidenti amerikan është një praktikë e zakonshme për arsye sigurie. Shkelje të tilla ndodhin herë pas here, kryesisht nga avionë të vegjël, pilotët e të cilëve mund të mos jenë në dijeni të kufizimeve.
NORAD u ka kujtuar pilotëve që të kontrollojnë dhe të jenë të informuar për njoftimet zyrtare për aviatorët (NOTAM), të cilat përcaktojnë kufizimet dhe rregullat e përkohshme të fluturimit.



