
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri e shoqëruar nga Ministri, Muhamet Hoxha gjatë ditës së somte ka qëndruar në komunën e Dollnenit ku ka promovuar 15 projekte në vlerë prej 2.1 milion euro investime, që do të përfshijnë investime infrastrukturore, shkruan Top24
Ministria e Transportit vazhdon investimet në Dollnen, 15 projekte konkrete në vlerë prej 2.1 milion euro në shërbim të qytetarëve.
Sot ishim në Komunën e Dollnenit, së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha dhe kryetarin e komunës Blerim Islami, ku nga afër pamë ecurinë e realizimit të projekteve infrastrukturore që janë në zhvillim.
Vizituam punimet në rikonstruimin e rrugës së fshatit Zhitoshë, e cila tashmë ndodhet në fazën përfundimtare, me vlerë prej 285.078 euro, si dhe rikonstruimin e rrugës në vendbanimin Cërnilishtë, një projekt i sapo filluar me vlerë totale prej 295.788 euro, që do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen dhe qarkullimin për banorët.
Këto projekte nuk janë vetëm investime infrastrukturore, por hapa konkretë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Dollnenit. Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm që çdo komunë të ndjejë mbështetje konkrete dhe progres të dukshëm në terren.



