
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë një fjale të tiij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kapur sistemin e drejtësisë përmes prokurorit Nenad Saveski. Snopçe më tej thekson se Aleanca për Shqiptarët kishte plotësisht të drejtë. Ishim të vetmit që votuam kundër zgjedhjes së z. Nenad Savevski, ndërsa të tjerët zgjodhën të bëhen pjesë e një vendimi tërësisht politik.
Nga foltorja paralajmëruam qartë se nuk kemi besim dhe se kjo përzgjedhje nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të vënë nën kontroll politik sistemin e drejtësisë. Sot, fatkeqësisht, po rezulton se kishim të drejtë në çdo fjalë, shkruan Top24
“Në fjalimin tim theksova rrezikun e krimit institucional, një realitet që po thellohet çdo ditë. Në Maqedoni nuk kemi më raste të izoluara korrupsioni, por një sistem të tërë të kapur, ku institucionet funksionojnë si “enë të lidhura”: krimi në një institucion mbulon krimin në tjetrin, ndërsa drejtësia shndërrohet në vegël politike.
Edhe pse shprehëm shpresën që z. Savevski të mos binte pre e ndikimeve politike dhe të vepronte në mënyrë të pavarur, shumë shpejt u vërtetua e kundërta. Veprimet e fundit në prokurori janë dëshmi e qartë se kemi të bëjmë me një emërim puro politik, në shërbim të pushtetit dhe jo të ligjit.
Sot, të gjithë ata që e sulmuan Aleancën për Shqiptarët pse ishte e vetmja që votoi kundër, duhet të kërkojnë falje para qytetarëve. Sepse nuk ishte çështje politike, por çështje parimore: ose je me drejtësinë, ose je me kontrollin politik të saj.” tha Snopçe.



