
Ministria e Energjisë Elektrike dhe Ujit në Kuvajt njofton se një central energjie dhe desalinimi uji është sulmuar nga Irani, duke shkaktuar “dëme materiale” në disa komponentë kyç.
Sipas një deklarate të publikuar në X, ekipet teknike dhe emergjente kanë nisur menjëherë punën për të “mbajtur efikasitetin operativ” të sistemit, transmeton Klankosova.tv.



