
Çështja e BE-së nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, është çështje e së ardhmes së shtetit, e popullit, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe në “RTVM” paralajmëroi se ngecja në integrimin evropian përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij.
Filipce i bëri thirrje qeverisë të përgjigjet se si procesi i integrimit evropian po rrezikon çështjet e identitetit.
“Pyes edhe një herë, a i rrezikon ky hap disa nga përcaktuesit e identitetit? Le të dalë Kryeministri dhe të thotë, le të dalin dhe të thonë. Ne mund të luftojmë më shumë për popullin, për maqedonasit në Bullgari kur të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Si mund të luftojmë nga jashtë? Të gjitha shtetet anëtare janë më të forta, ato kanë rregullat e tyre, ne do të luftojmë për çdo pakicë nëse bëhemi shtet anëtar. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm”, tha kreu i LSDM-së.



