
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot i është përgjigjur ftesës së Kryqit të Kuq Shërbimit të Transfuziologjisë për dhurimin e gjakut duke u bërë shembull se dhurimi i gjakut shpëton jetë, shkruan Top24
“Jam veçanërisht i kënaqur që Komuna jonë iu përgjigj thirrjes së Organizatës së Kryqit të Kuq në Gostivar dhe Shërbimit të Transfuziologjisë – Gostivar për dhurimin e gjakut.
Si mjek, ju kujtoj se çdo sasi gjaku e dhuruar mund të shpëtojë jetën e dikujt, ndaj mos hezitoni!”



