
Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari sot së bashku me deputet të tjerë të kuvendit të Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e panel diskutimit me temë “Nga premtimet te realiteti – sa po ndryshon politika jetën e të rinjve” që u mbajtë nga ana e parlamentit studentor të EJL-së në Shkup, shkruan Top24
Ajdari përmes një postimi shkruan se “më shumë se kurrë, është e rëndësishme ta themi zëshëm se orientimi strategjik drejt Bashkimit Evropian nuk është thjeshtë një aspiratë politike por një rrugë konkrete për të garantuar standarde më të mira jetese për të rinjtë. Politikat e mirëfillta kanë kontribuar në forcimin e stabilitetit, avancimin e barazisë dhe krijimin e mundësive të reja për arsimim dhe zhvillim profesional dhe të rinjtë sot duket se kanë më shumë hapësirë për pjesëmarrje dhe një perspektivë më të qartë për vendin. Megjithatë, sfidat vazhdojnë të ekzistojnë. Papunësia e të rinjve, emigrimi dhe pasiguria ekonomike janë realitete që kërkojnë politika të qëndrueshme dhe të zbatueshme.”



