
Sot në ambientet e komunës së Çairit në Shkup është promovuar libri “Politika si sëmundje” me autor politikologu Valon Bela. “Sot promovuam librin “Politika si sëmundje” si një nga kontributet e mia të vazhdueshme mbi ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes shoqërore. Faleminderit pafundsisht mikut tim, njëherit edhe recenzentit, Ardian M. Ramadani për punën e dedikuar deri tek publikimi final i librit. Berat Dakajt faleminderit shumë për redaktimin dhe shkrimin drithërues.” tha Valon Bela.
Bela më tej shton se është “Mirënjohës dhe falënderues ndaj secilit që ishte prezent dhe jo vetëm. Më nderuan mua dhe veten. Edhe ata që dëshironin të merrnin pjesë por nuk ia dolën për arsye objektive. Respekte.”




