
Strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Tetovë në krye me kryetarin e degës Bajram Rexhepi dhe në prezencë të nënkryetarit Faton Ahmeti sonte kanë mbajtur kuvendin e kësaj nëndege ku ekonomisti Adem Abdija është zgjedhur kryetar i nëndegës së lagjes Teqe, shkruan Top24
Sonte me aktivistët e KV Teqe, mbajtëm Kuvendin e kësaj nëndege dhe zgjodhëm kryetarin e ri, Adem Abdija, ekonomist i diplomuar, i punësuar në Fondin për sigurim shëndetësor.
Ademi është aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëkohësisht një djalosh i ri, plot energji, i gatshëm për të punuar dhe për t’u angazhuar me përkushtim në të mirën e komunitetit.
Po ndërtojmë BDI-në e së ardhmes me forca të reja, që mbajnë me krenari misionin dhe vizionin e familjes sonë të madhe politike.



