
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri javën e filloi duke udhëtuar në Dibër për të inspektuar nga afër punimet në projektet e finansuara nga ana e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Së bashku me kryetarin e komunës, Fisnik Mela, diskutuan për ecurinë e punimeve dhe hapat e mëtejshëm për përfundimin e tyre, shkruan Top24
“Sot promovojmë edhe përfundimin e punimeve në rrugën lokale në fshatin Kosovrast i Poshtëm, me gjatësi 450 metra, një investim i rëndësishëm për banorët e zonës.
Me një vlerë prej 2.6 milion euro, përmes Ministrisë së Transportit janë siguruar gjithsej 23 projekte, që dëshmon se Dibra po punohet dhe po zhvillohet çdo ditë, duke u shndërruar në një qytet gjithnjë e më funksional dhe tërheqës. Njëkohësisht, po forcohet edhe roli i saj si një zonë me potencial të madh turistik, për qytetarët tanë dhe diasporën tonë.” shkruan zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.



