
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Mitrovicën për të marrë pjesë në akademinë përkujtimore në 27-vjetorin e rënies së veprimtarëve Latif Berisha dhe Agim Hajrizi.
Gjatë ceremonisë, Osmani u ul mes Faton Pecit dhe Donika Gërvallës. Gërvalla, e cila ishte ulur pranë presidentes, i foli me buzëqeshje dhe i bëri një ankesë lidhur me karrigen, por Osmani nuk iu përgjigj dhe nuk ndryshoi sjelljen e saj. Presidentja vazhdoi të qëndronte e qetë, duke injoruar kërkesën për vend më të përshtatshëm.
Momenti nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit, të cilët vunë re mungesën e reagimit nga Osmani ndaj fjalëve të Gërvallës.



