LajmeRajon

Ambasada e SHBA për kompromisin e Kurtit: Çdo vendim për serbët në Kosovë të bëhet me konsultim

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin njoftimin për marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e komunitetit serb të Kosovës,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Këtë marrëveshje e kanë përshëndetur edhe ambasadat e tjera të huaja në Kosovë. Zbatimi i plotë i ligjit nisi të dielën, duke u paraprirë nga një periudhë ndërgjegjësimi që nisi në muajin janar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close