LajmeRajonTopLajm

Propozimi i Konjufcës për president nxit përplasje mes presidencës dhe VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë zyrtarisht me kandidatin e saj për president, Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Lidhur me këtë, Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se i kanë ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmanit si kandidate për presidente, por siç, tha ajo Osmani ka refuzuar.

“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tillë s’e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë”, ka thënë Nagavci.

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj menjëherë e demantoi këtë deklarët duke e cilësuar si ”gënjeshtër”.

Tutje Hollaj tha se VV-ja e ka ftuar Osmanin për të kandiduar edhe për një mandat vetëm sa formalitet të bëhet kundërkandidate e Glauk Konjufcës.

“Zonja Arbërie Nagavci. Besohet se përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror. Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta. Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla. Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!” Ka shkruar Hollaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close