
Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli përmes një postimi në profilin e saj ka shkruar se ligji për mbrojtjen e konsumatorëve është miratuar në kohën e qeverisjes së BDI-së, duke shtuar më tej se VLEN as nuk e bënë ligjin, as nuk e përmirësuan, as nuk shtuan ndonjë standard të ri, shkruan Top24
Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve që e parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në etiketat e mallrave e miratoi Kuvendi në kohën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë.
Sot, Gjykata Kushtetuese nuk e paska rrëzuar!
Kjo është “arritje historike”: nuk u prish- puna e mbaruar, nuk u zhbë- e drejta e fituar.
E Vleni- as nuk e bënë ligjin, as nuk e përmirësuan, as nuk shtuan ndonjë standard të ri.
Ata, në ndërkohë janë në proces sa të shkrirjes, aq të përçarjes; sa të bashkimit, aq të shpartallimit dhe për këtë janë duke hyrë në Librin e Rekordeve. Siç duket, për ata qeverisja është praktikë profesionale më shumë se përgjegjësi publike. Siç duket, ju duhet akoma kohë…



