LajmeMaqedoniTopLajm

Admir Shabani zgjidhet zëvendësministër i Mbrojtjes me 72 vota pro

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Admir Shabanin në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Pro emërimit të tij votuan 72 deputetë, duke siguruar shumicën e nevojshme për konfirmimin në këtë detyrë, shkruan Top24

Emërimi i Shabanit vjen në një periudhë të rëndësishme për sektorin e mbrojtjes, në kohën kur vendi po vazhdon reformat në përputhje me standardet e NATO-s dhe angazhimet ndërkombëtare.

Nga shumica parlamentare u vlerësua përvoja dhe përgatitja e tij profesionale.

Me këtë votim, Ministria e Mbrojtjes plotëson përbërjen e saj drejtuese, duke synuar vazhdimin e projekteve strategjike dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close