
Ish kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar situatën politike duke rikujtuar se para dy vitesh ishte krijuar VLEN-i si strukturë për me premtimin për t’i dhënë fund dështimeve të BDI-së dhe për të hapur një kapitull të ri për vendin. Por sipas Taipit edhe pse kushti kryesor për përfshirje në qeveri ishte ndryshimet kushtetuese të bëhen brenda 100 ditësh sot prioritet i VLEN-it mbeten kalkulimet e brendëshme për mbijetesë politike, përcjellë Top24
Po mbushen dy vite që kur lindi VLEN si frymë e re, me premtimin për t’i dhënë fund dështimeve të BDI-së dhe për të hapur një kapitull të ri për vendin.
Kushti kryesor për t’u bërë pjesë e qeverisë ishte i qartë: Ndryshimet kushtetuese mbrenda 100 ditëve.
Sot, pas dy viteve ne qeveri s’ka as ndryshime kushtetuese, as realizim te premtimeve tjera elektorale.
Sot, prioritetet e VLEN-it janë kalkulimet e brendshme për mbijetesë politike.
Prandaj, ndoshta ka ardhur koha që VLEN të harrojë ndryshimet kushtetuese dhe të propozojë vetëm një nen të ri:
“Neni 15 – Ruajeni veten.” 



