LajmeMaqedoniTopLajm

Menduh Thaçi takon presidentin Bajram Begaj

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut , si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit institucional dhe kombëtar ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë.

Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe institucional për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke vlerësuar rolin e Republikës së Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe mbështetjeje për shqiptarët në rajon.

Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të përkushtimit të përbashkët për çështjet kombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close