Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në New York në nderim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, përcjell TV21. Kurti tha se tre vëllezërit, pjesëtarë të Batalionit Atlantiku dhe qytetarë amerikanë, u vranë pas torturimit nga forcat serbe dhe trupat e tyre u hodhën në varre masive. Ai theksoi se, edhe 27 vjet pas rastit, drejtësia ende mungon dhe tha se Kosova, së bashku me Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e rastit dhe përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Kurti në New York nderon vëllezërit Bytyqi: Bashkë me shtetin amerikan, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë
Artikulli paraprak


