Igli Tare është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Ish futbollisti i Kombëtares ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të pastrimit të parave, pasi ai dyshohet se ka fshehur një vilë të ish zv kryeministres në emër të tij.
Ish vartësja e Ramës, Balluku, dyshohet se ka fshehur në emër të tij një vilë në Dhërmi, e cila është vënë në sekuestro me urdhër të SPAK.
SPAK dyshon se Balluku e ka përfituar vilën si ryshfet për 2 tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol iu dhanë në shkelje kompanisë së ndërtimit “Eurocol” dhe në këmbim Balluku mori një vilë në bregdetin e Jonit.


