LajmeRajon

Policia nuk i dha leje për protestën/ Berisha në konferencë për shtyp: Molotovët nuk i kemi ne, efektivët i inskenuan…

Sali Berisha këmbëngul se opozita organizon protesta paqësore, duke u distancuar nga protestuesit të cilët protestën e shkuar përdorën molotovë dhe lëndë piroteknike.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga, pyeti kreun e PD lidhur me vendimin e Policisë së Shtetit, e cila nuk i dha leje opozitës për protestën, ndërsa Berisha tha se molotovët nuk i organizion Partia Demokratike.

“Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk ka asnjë impresion opozita.

Kjo do të thotë se do të kalben në burg për këtë largim që bëjnë. Skenari është atje. Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve”-tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close