Gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka folur për rastin e Leotrim Ahmetit, shtatëvjeçarit nga Skenderaj, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë.
Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” rrëfeu se për rastin e Leotrimit kishte dëgjuar gjatë studimeve në fakultet, teksa një kolege e tij e kishte trajtuar atë në një reportazh.
“Për rastin e Leotrimit unë kam dëgjuar në fakultet, dhe e gjithë salla që kemi qenë të pranishëm kur e kemi dëgjuar rastin, meqë një kolege e jona e kishte trajtuar rastin si reportazh, patëm filluar me qajtë, për shkak se bëhet fjalë për një fëmijë 7 vjeç, i cili prej granatës që godet shtëpinë e tij, i dalin zorrët nga barku”, tha Boshnjaku.


